AKTUALITET, 14 Dhjetor 2017, 14:06

Balla: Lulzim Basha shkoi në vendin e krimit, ku u paguan 675 mijë USD të padeklaruara

Balla: Lulzim Basha shkoi në vendin e krimit, ku u paguan 675 mijë USD

 

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i'u rikthye sot akuzave ndaj Partisë Demokratike, se ka bërë pagesa për lobim në SHBA, nëpërmjet kompanive offshore dhe nuk ka deklaruar këto pagesa në KQZ. Balla tha se Lulizm Basha gjendet sot në Edinburgh, në Skoci, aty ku është e regjistruar kompania nëpërmjet të cilës kanë kaluar paratë.

"Lulzim Basha është në Edinburgh, sepse ay është bërë pagesa e Partisë Demokratike. Ku është Lulzim Basha? Lulzim Basha ka thënë se të gjitha faturat e pagesave i kemi deklaruar në KQZ. Por KQZ, thotë se këto pagesa nuk rezultojnë të deklaruara.Ku është Lulzimi sot? Dy ditë pasi KQZ vërtetoi se PD ka paguar 875 mijë dollarë, nga të cilat 675 dollarë janë të paguara nga një kompani guackë në Edinburgh, aty ku është Lulzim Basha sot. PD i detyrohet opinionit publik, një përjgigje, për këtë pisllëk ku e ka përfshirë Lulzimi."

Balla shtoi se llogaria në Belize, mund të jetë e shokut të shkollës së Bashës, një shtetas turk, i hetuar nga FBI-ja.

Ballës i'u përgjigj deputeti i PD-së, Edi Paloka, i cili u shpreh se kryetari Basha, ndodhet në Londër në një tryezë të Partisë Konservatore për Ballkanin Perëndimor.

/TPZ.AL/