AKTUALITET, 17 Dhjetor 2018, 11:28

Pedagogët e Fakultetit të Filologjisë vendosin bojkotin e mësimit: Mbështesim studentët tanë!

Studentët që janë grumbulluar para kryeministrisë kanë deklaruar se ata nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Ata po mbajnë fjalime të shkurtra, por bëjnë thirrje se në protestën e tyre nuk ka vend për militantë partie.

"Ne nuk do të ndalemi deri në realizimin e kërkesave tona. Ne po na bashkohen të gjithë shqiptarët", tha një student.

"Kjo është protesta e studentëve dhe nuk ka vend për militantët", tha një tjetër studente.