TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Lushnjës, pasi shoferi ishte i dehur në timon, ndërkohë që kur i ndaloi policia, të dy kanë kundërshtuar me dhunë efektivet.
Sipas policisë janë arrestuar shtetasit me inicialet D.Z, 40 vjeç dhe E.B, 32 vjeç, të dy banues në Lushnje.
“Arrestimi i tyre u bë pasi rreth orës 02:30, në lagjen “Çlirim” Lushnje janë konstatuar nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin tip “Renault” në gjendje të dehur dhe gjatë shoqërimit në Komisariatin e Policisë Lushnje kanë kundërshtuar me dhunë patrullën e Policisë së Rendit”- njofton policia.
Njoftimi
Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, si edhe kundërshtojnë me dhunë punonjësin e policisë së rendit, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasit:
•D.Z, 40 vjeç dhe E.B, 32 vjeç, të dy banues në Lushnje.
Arrestimi i tyre u bë pasi rreth orës 02:30, në lagjen “Çlirim” Lushnje janë konstatuar nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin tip “Renault” në gjendje të dehur dhe gjatë shoqërimit në Komisariatin e Policisë Lushnje kanë kundërshtuar me dhunë patrullën e Policisë së Rendit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga Nenet 236/2 e 291 të Kodit Penal.