TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Studentët vijojnë protestën përballë kryeministrisë. Ata kërkojnë plotësimin e tetë kërkesave dhe paralajmërojnë përshkallëzim të protestës, deri në grevë urie, nëse qeveria nuk plotëson këto kërkesa.
Protesta e ditës së sotme, është masive dhe asaj i janë bashkuar edhe prindër të këtyre studentëve dhe qytetarë të ndryshëm.
Kryeministri Rama, ka tentuar prej 13 ditësh t'i ulë studentët në një "dialog", por ata refuzojnë, duke cituar shembuj kur kryeministri ka arritur të manipulojë protestuesit apo t'i blejë ata.
Paraditen e sotme, në disa fakultete në Tiranë, u vendosën shiritë dhe zinxhirë, për të treguar simbolikisht se universitetet do të jenë të mbyllura deri në plotësimin e kërkesave.
Ndërkohë kryeministri Rama, vijon thirrjet e tij në rrjetet sociale për dialog.