AKTUALITET, 3 Maj 2019, 16:05

Hashim Thaçi: Liria e Kosovës i ka rrënjët te liria e medias

Hashim Thaçi: Liria e Kosovës i ka rrënjët te liria e


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pohuar se liria e shtetit të Kosovës i ka rrënjët e thella edhe tek liria e shtypit.

Ai shkruan në “Facebook” se. raportimet e mediave ndërkombëtare sensibilizuan pa asnjë censurë vendet e botës për krimet, që regjimi serb kreu mbi popullsinë civile shqiptare gjatë Luftës së Kosovë në 1998-1999, dhe se "liria e medias" është një tregues i qartë në forcimin e demokracisë.

Postimi i Thaçit:

“Liria e Kosovës i ka rrënjët edhe në lirinë e shtypit. Ishin mediat e lira ndërkombëtare, të cilat pa censurë informuan botën për qindra masakra, për vuajtjet dhe spastrimin etnik që po ndodhte në Kosovë. Më 1998-1999, liria e shtypit fitoi mbi censurën. Mediat e lira fituan mbi ato të kontrolluara nga regjimi serb. Gazetarët tanë janë rritur me këtë frymë dhe sot në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, i gëzohemi faktit që kemi krijuar një mjedis për ta ndjekur shembullin e tyre për ta thënë të vërtetën. Liria e shtypit, liria e shprehjes, e cila është me përgjegjësi të madhe publike, është e drejtë themelore dhe e forcon edhe demokracinë tonë”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.