AKTUALITET, 3 Maj 2019, 14:59

Kontrollet në doganë, kapen 100 mijë euro të padeklaruara

Kontrollet në doganë, kapen 100 mijë euro të padeklaruara


Gjatë ditës së sotme janë sekuestruar nga strukturat e Policisë Kufitare, një sasi e madhe eurosh te padeklaruara.

"Gjatë kontrolleve të kryera nga strukturat e Degës Doganore Shkodër, në bashkëpunim me strukturat e Policisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, u konstatua dhe u ‎ndalua shtetasi A.Q., i cili po transportonte një vlerë në valutë të padeklaruar prej 100.000 eurosh", thuhet në njoftimin e policisë.