AKTUALITET, 3 Maj 2019, 12:50

Pamje të rënda/ Aksidenti në Peqin-Elbasan, identifikohet viktima. Ja cilët u plagosën


Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Peqin-Elbasan, ku pas përplasjes së dy makinave nje grua ka humbur jeten dhe 5 persona kane mbetur te plagosur.

Sipas burimeve per “Panorama” mesohet se gruaja qe humbi jeten nga perplasja e forte eshte identifikuar si shtetasja Fatime Braho.

Nderkohe qe te plagosur kane mbetur shtetasit: 

Kamer Beqiri

Gezim Braho

Ismail Hoxhallari

Florent Hoxhallari

Kristian Hoxhallari

Informacioni paraprak 

Ne informacionin e para zyrtar, policia konfirmoi akjsidentin me tre te lenduar.

“Në vendi e quajtur “Kryqëzimi i Gjocaj” Peqin, janë përplasur dy mjete dhe si pasojë janë dëmtuar 3 shtatas , të cilët janë dërgua në spitalin e Peqit, nën kujdesin e mjekëve”, ka njoftuar policia paraprakisht.

Mësohet se makina në të cilën ndodhej viktima, ishin duke u kthyer nga një gëzim familjar, nga Durrësi në drejtim të Korçës ku banonin.