AKTUALITET, 3 Maj 2019, 12:30

Kapen me 400 mln euro kokainë, kush janë 5 shqiptarët e arrestuar në Gjermani, njihen si banda e bananeve (FOTO)


Para gjykatës gjermane kanë dalë 5 shqiptarë akuzohen se trafikonin kokainë nga porti i Ekuadori për në portin e Hamburgut. Ata njihen si “banda e bananeve” dhe trafikonin kokainën në kutitë e bananeve.

Pas shkatërrimit të kësaj bande janë kapur nga policia  1.7 ton kokainë e cila në treg kap vlerën e 400 milionë eurove

Shqiptarë e arrestuar janë Emiljan H. (38), Klajdi D. (25), Dashamir N. (34), Dario L. (22) dhe Alberto K. (40).  Mësohet se banda e kokainës drejtohet nga Albert. K.

Interesante është se në këtë çështje janë angazhuar 500 hetues, të cilët u vunë në gjurmët e bandës shqiptare.