AKTUALITET, 3 Maj 2019, 15:37

Padi ndaj KQZ-së, se regjistroi BD-në, reagon Patozi: Klubet me maska nuk na shantazhojnë dot

Padi ndaj KQZ-së, se regjistroi BD-në, reagon Patozi: Klubet me maska


Astrit Patozi ka reaguar në rrjetet sociale, pas lajmit se partia "Bashkimi Demokrat Shqiptar", ka ankimuar vendimin e KQZ-së, për ta regjistruar "Bindjen Demokratike", pa u shpallur vendimi i formës së prerë nga gjykata.

Patozi thotë se Lulzim Basha është angazhuar në betejë kundër partisë së tij, por se kjo parti nuk mund të shantazhohet nëpërmjet "klubeve me maska".

Reagimi i plotë: 

REAGIM PAS KËRKESËS SË NJË PARTIE FANTAZËM PËR ÇREGJISTRIMIN E "BINDJES DEMOKRATIKE" NGA ZGJEDHJET

Lulëzim Basha është angazhuar seriozisht në betejën kundër BINDJES DEMOKRATIKE, tanimë duke u përpjekur ta pengojë atë që të marrë pjesë në zgjedhje.

Ndërkohë që për të gjithë demokratët shqiptarë kundërshtar mbetet Edi Rama dhe qeveria e tij, për Lulzim Bashën kundërshtar është BINDJA DEMOKRATIKE, pasi, me sa duket, atë e shikon si rrezik për karriken e tij.

Përdorimi i disa klubeve me maska për të shantazhuar BINDJEN DEMOKRATIKE, që ajo të shmanget nga gara, do të dështojnë ashtu siç dështoi edhe fushata qesharake e gjetjes së nënshkrimeve të parregullta, të cilat u mblodhën në një kohë rekord.

BINDJA DEMOKRATIKE vazhdon t'i qëndrojë vendimit të saj për të garuar në çdo bashki të vendit, përveç atyre ku mund të rikandidojnë bashkiakë të djathtë në detyrë ose kandidatë të pavarur.

Ajo është në një aleancë të gjerë me demokratët shqiptarë në gjithë vendin, përveç Lulzim Bashës, i cili ndjehet më i kërcënuar nga BINDJA, se sa nga Edi Rama

/TPZ.al/