AKTUALITET, 3 Maj 2019, 13:13

Gjykata vendos arrest shtëpie për biznesmenin Indian i arrestuar në Rinas,nuk do ekstradohet

Gjykata vendos arrest shtëpie për biznesmenin Indian i arrestuar


Arrestimi në Rinas në muajin mars i shtetasit indian  Hitesh Patel, 59 vjeç lindur në Indi dhe banues në Nigeri pasi ishte shpallur nga Interpol në kërkim ndërkombëtar ka sjellë zhvillime të reja në Shqipëri.

Burime të TPZ.AL bëjnë me dije se gjykata ka vendosur nga masa arrest më burg të jap masën arrest shtëpie për Patel edhe pse policia shqiptare sipas një urdhërarresti ndërkombëtar e arrestoi atë më 22 mars me qëllim ekstradimin e tij në Indi,por kjo gjë nuk do të ndodh .

Njoftimi I Policisë më 22 Mars

Interpol Tirana në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rinas arrestuan provizorisht shtetasin indian me inciale H. P., në aeroportin e Rinasit në dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Neë Delhi/ Indi. Gjykata Patiala House/Neë Delhi, ka lëshuar urdhër arresti ndaj 59-vjeçarit për veprën penale “Pastrimi i parave”, parashikuar nga nenet 3 dhe 4 të “Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave.”

59 vjecari Patel është i afërmi i dy vëllezërve indianë, Nitin dhe Chetan Sandesara të kërkuar për pastrim parash në Indi në vlerën e 725 milionë dollarëve.

Sipas mediave indiane 59 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më 11 mars. Për këtë rast Gjykata e Neë Delhi ka kërkuar shpalljen në kërkim ndërkombëtar për 4 persona për 'krim ekonomik"

Mësohet se dy prej tyre kanë përfituar pasaportën shqiptare dhe po zhvillojnë biznesin e tyre në Shqipëri, madje po ndërtojnë në jug të vendit.

Dy vëllezërit, Sandesara, kanë qenë pronarë të kompanisë farmaceutike Sterling Biotek përgjatë viteve 2008-2011. Ata kanë marrë mbi 725 milionë dollarë kredi nga disa banka shtetëre të Indisë. Këto para më pas janë zhdukur përmes një rrjeti prej 300 kompanish offshore të ngritura nga vetë ata.

/TPZ.AL/