TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mazhoranca dhe Qeveria kanë bërë publik draftin me propozimet për ndryshimet në Kodin Penal, ku është shtuar dhe dënimi me burg për personat që bllokojnë rrugët.
Partia Socialiste kërkon që bllokimi i rrugëve të sanksionohet me gjobë deri në tre vite burg.
“Neni 293
Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit
Vënia e pengesave ose ndalimi, me çdo mjet e mënyrë, i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik, hekurudhor, ujor e ajror, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.”.
Ndërkohë që ka ndryshime sa i takon dhe nenit 96 që më herët ka qenë mjekim i pakujdesshëm, në ndryshimet e reja, neni propozohet të quhet “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.
Neglizhenca në trajtimin mjekësor që shkakton vdekjen e pacientit, dënohet me burgim deri në katër vjet. Ndërkohë që në nenin aktual, është nga gjobë ose me burgim deri në 5 vjet.
Po ashtu ndryshime do të pësojë dhe neni për të drejtat e autorit, që do të ketë dënime deri në dy vite burg për shlelësit.
Këto ndryshime të paralajmëruara dje nga kryeministri Edi Rama përfshijnë dhe organizimin e lojërave të fatit, që tashmë dënohet deri në tre vjet burg.
