AKTUALITET, 3 Maj 2019, 15:49

Liria e Shtypit/ Albana Vokshi: Diktatori i medias hesht, sepse i ka ditët e numëruara

Liria e Shtypit/ Albana Vokshi:  Diktatori i medias hesht, sepse i ka ditët


Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, thotë se liria e shtypit në Shqipëri ndodhet nën kthetrat e diktatorit. Me një reagim në “Facebook”,Vokshi shprehet se 82 për qind e gazetarëve nuk kanë të ardhme në Shqipëri.

Ajo ndërkohë sulmon ashpër edhe kreun e ekzekutivit, teksa shton se, prej tij nuk kishte asnjë mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit.

Sipas saj, qeverisja e Edi Ramës ka kërcënuar dhjetëra gazetarë dhe një pjesë e tyre kanë zgjedhur të largohen përfundimisht nga Shqipëria.

Postimi i Vokshit në Facebook:

3 Maj- Liria e Shtypit në Shqipëri në kthetrat e diktatorit!

Asnjë mesazh sot nga diktatori i lirisë së shtypit.

Nën qeverisjen e tij:

– dhjetëra gazetarë të larguar nga Shqipëria,

– dhjetëra të tjerë të sulmuar, kërcënuar me jetë e

të përndjekur.

– të tjerë gazetarë të paditur e kërcënuar edhe me burg nga Kryeministri vetëm pse denoncuan lidhjet e Kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij me krimin e organizuar.

Referuar Indeksit të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, mbi 80 përqind e gazetarëve në Shqipëri nuk kanë siguri për të ardhmen e tyre.

Shqipëria humbi shtatë vende dhe në raport klasifikohet problematikenpër lirinë e shtypit dhe sigurinë e gazetarëve.

Si në vendet autoritare, Kryeministri Rama, kërcënon dhe nxit dhunë ndaj gazetarëve, duke i fyer, përndjekur dhe kërcënuar me padi gjyqësore.

Sot, diktatori i medias hesht për lirinë e shtypit, sepse i ka ditët e numëruara.

Liria e shtypit, është zemra e Demokracisë.

Gazetarët në Shqipëri të mos dekurajohen, fati i diktatorëve është i njohur…!