TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtarja e njohur, Rezarta Shkurta, është e martuar me nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermalin, me të cilin ka edhe një vajzë që quhet Hera.
Rezarta është shumë aktive në rrjetet sociale dhe vazhdimisht publikon momente të ndryshme me familjen e saj dhe nuk ngurron të publikojë dhe kujtime të stërgjyshit të Herës.
Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut u trajtua tema “Bisedat e pa publikuara të Enver Hoxhës”, duke u shfaqur video të ish-diktatorit.
Pak minuta më parë këngëtarja ka ndarë me fansat pamjet e rralla që u transmetuan, në të cilat shihej Ermali së bashku me disa fëmijë të tjerë, teksa qëndrojnë pranë Enver Hoxhës dhe, komenti i Rezartës nuk kishte si të mos vihej re.
“Nga dora e thyer, duket që ka qenë një fëmijë i urtë”, ka shkruar Rezarta me shaka.
