AKTUALITET, 3 Maj 2019, 15:33

Gjendet e vrarë në dhomën e hotelit luksoz, Miss…


Fituesja e “Miss Uruguait” është gjendur e pajetë në një prej hoteleve të Meksikës. Fatimih Davila Sosa, e cila ka fituar çmimin e madh në vitin 2006, u identifikua nga autoritetet mëngjesin e së enjtes. Ajo ishte vetëm 31 vjeçe.

Deri më tani nuk dihet ende shkaku i vdekjes, megjithatë autoritetet meksikane vijojnë hetimet, për të zbuluar nëse gruaja vrau veten ose u vra nga dikush.

Pasi fitoi çmimin e rëndësishëm, Davila Sosa ka prezantuar Uruguain në “Miss Univers” në vitin 2006 që u zhvillua në Los Anxhelos.

Që prej atëherë ajo ka punuar si modele!