AKTUALITET, 30 Shtator 2018, 10:24

‘E quajti horr’, Berisha shuplak Ramës: 'Kryepërdhunues,' këto janë certifikatat e oficerit Nuhu

‘E quajti horr’, Berisha shuplak Ramës:

Pas deklaratës së Edi Ramës se oficeri i policisë Emiljano Nuhu është “horr” ka ardhur reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Përmes një postimi në “Facebook” Berisha shkruan se Rama quajti horr një nga heronjtë e vërtetë të Policisë së Shtetit, ndërsa ka publikuar edhe certifikatat e këtij të fundit.

Posimi i Berishës:

Ja kush eshte Emiliano Nuhu, qe kryeperdhunuesi Edvin Rama e quan horr!

Te dashur miq, oficeri i Emiliano Nuhu, te cilin kryeperdhunuesi Edvin Kristaq Rama e quajti horr, eshte nje nga heronjte e vertet te Policise se Shtetit. Ketu me poshte keni nente diplomat, çertifikatat, vleresimet shqiptare dhe nderkombetare te oficerit Emiliano Nuhu, nje hero i vertet para ligjit dhe ne detyrat e tij, te cilin Edvini e quan horr sepse me deshmine e tij tronditese u faktoi shqiptareve dhe botes se Rexhep Rraja, biri kriminel ne kerkim i pushtetit, eshte nje sadist, perdhunues kurse Edi Rama eshte kryperdhunues i rrethuar nga horra dhe perdhunues ministra, deputete, komisare, prokurore, gazetare, psikologe si Faqezi Droga, Tulant Bega, Geron Velia.. etj etj. sb

TPZ.AL