TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Oltion Veseli ka ankimuar në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, masën e sigurisë “Arrest me burg” që dha shkalla e parë. Veseli në ankesën e tij shprehet se nuk ka asnjë lidhje me akuzat e ngritura nga Prokuroria, se ai ka qënë në pistën e Aeroportit të Rinasit, në momentin që ndodhi grabitja.
Oltion Veseli njihet ndryshe dhe si ish-Imam i vetëshpallur, kërkon të lirohet pasi, siç thuhet në kërkesë, nuk ka prova kundër tij. “Nuk jam unë personi që kam marrë paratë. Vendimi për masën e sigurisë është marrë duke munguar provat”, – shprehet Oltion Veseli. Sipas Policisë ish-Imami Oltion Veseli, është njëri nga personat që ka marrë jesë në grabitjen e parave në pistën e Aeroportit të Rinasit. Burime nga Policia e Shtetit shprehen se Oltion Veseli ka qënë pjesë e grabiotësve që hyjnë në Rinas dhe që u arrestua dy ditë më parë. Bashkëpuntorët e tjerë Aldon Bengasi, Renaldo Sula dhe Saimir Cela, kanë ndihmuar për të kryer grabitjen, por nuk kanë qënë në pistë.
Elton Pikli lihet në burg
Mdërkohë Elton Pikli, një tjetër grabitës i dyshuar se ishte në pistën e Aeroportit të Rinasit, është lënë në masën e sigurisë “Arrest me burg” nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Edhe Elton Pikli nuk i ka pranuar akuzat e Prokurorisë.