AKTUALITET, 26 Prill 2019, 13:24

Grabitja në Rinas, flet Lleshaj: E shkatërruam grupin përfundimisht!

Grabitja në Rinas, flet Lleshaj: E shkatërruam grupin


Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka thënë se grabitja e Rinasit është drejt zbardhjes dhe se grupi është shkatërruar.

Në Has, ku mori pjesë në një inspektim në komisariatin e këtij qyteti, dhe tha se grupi i Rinasit, është i shkatërruar tashmë, dhe ka një aktivitet të pasur jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë.

Jam në këtë qark për të diskutuar për sigurinë e rendit. Konstatoj me kënaqësi se situata e rendit dhe sigurisë në këtë qark është ndër më të mirat në vend. Kjo çështje është ende në hetim megjithëse ka ecur shumë unë nuk mund të ekspozojë detaje të shumta. Unë them se grupi tashmë i shkatërruar tashmë ka një arkiv të pasur të aktivitete të pasura negative kriminale jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë. Procedurat e hetimit vazhdojnë në funksion të zbardhjes dhe kapjen e autorëve. Do të ketë arrestime të tjera. Disa nga krerët e grupit janë arrestuar por ka edhe të tjerë, fakte nuk ka.