AKTUALITET, 22 Mars 2018, 13:03

Goditi trajnerin e Tiranës se nuk i futi djalin në lojë, arrestohet 47-vjeçari

Goditi trajnerin e Tiranës se nuk i futi djalin në lojë,

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 47 vjeçarin që dhunoi trajnerin e ekipit U-16 të Tiranës, Migen Memeli.

Në pranga ka përfunduar Abdyl Çeku, 47 vjeç, banues në Tiranë.

Ky i fundit, u arrestuar pasi rreth orës 09:50, tek fusha e sportit ” “Skënder Halili”, ai është konfliktuar duke e goditur me grusht,  trajnerin e ekipit “U-16”, Migen Memelli.

Shkak mësohet të jetë fakti se trajneri nuk i ka përfshirë në lojë djalin e 47 vjeçarit. Për pasojë, ky i fundit ka reaguar ashpër duke dhunuar trajnerin.

Materialet proçeduariale do ti kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjygjësor Tiranë për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.