AKTUALITET, 22 Mars 2018, 12:03

Shqiptaro-amerikani zëvendës i Donald Lu në Tiranë? Reagon Shtëpia e Bardhë

Shqiptaro-amerikani zëvendës i Donald Lu në Tiranë? Reagon

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump nuk ka bërë komente, as e ka pranuar dhe as e ka mohuar deklaratën e bërë pak ditë më parë nga shqiptari Peter Lumaj, republikani që njoftoi se kishte refuzuar ofertën e bërë nga SHBA për të qenë ambasadori amerikan në Tiranë.

“Nuk mund të komentojmë vendimet personale, që mund ose nuk mund të kenë ndodhur,” tha Helen Aguirre Ferre, drejtorja e Shtëpisë së Bardhë për çështjet e mediave.

Lumaj tregoi me entuziazëm interesin e administratës Trump dhe ofertën që i ishte bërë teksa ishte në një aktivitet para komunitetit republikan të qytetit në West Hartford.

“Më bën ofreta. Unë jam verifikuar”- tha Lumaj, duke refuzuar komentin e mëtejshëm, duke thënë se ai nxitonte për një tjetër aktivitet.

Ai premtoi se do t’u përgjigjet pyetjeve të martën, duke u siguruar që gazetarët të kenë edhe numrin e tij të telefonit celular.

Por Lumaj nuk pranoi të përgjigjej as të martën e as një ditë më pas, duke këmbëngulur që të gjitha pyetjet të dërgoheshin me email. “Thjesht mi nismni me shkrim,” tha ai.

CT Mirror i dërgoi disa pyetje dhe mori këtë përgjigje me një mesazh në celular.

“Administrata Trump kontaktoi me mua pas zgjedhjeve të 2016, për të parë nëse isha i interesuar për pozicionin dhe unë i refuzova. Procesi ishte një veting në vetvete. Nuk iu nënshtrova procedurave zyrtare, sepse nuk kisha asnjë interes për ta pranuar postin” shkruante Lumaj.

CT Mirror e përshkruan Donald Lu një diplomat karriere që njeh 7 gjuhë dhe që është i diplomuar në marrëdhënie ndërkombëtare. Duke komentuar Lumajn shkruan se ka një diplomë në juridik që e lejon të marrë pjesë në gjyqet e emigrantëve.