TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tritan Shehu, deputeti i PD-së, ka kujtuar sot 22 marsin, ditën e madhe në historinë e vendit.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Shehu shkruan se për herë të parë në ecurinë e saj, Shqipëria prej asaj date u bë pjesë reale e aktive e Botës Demokratike e Perëndimore.
“Fitorja e PD në ato zgjedhje ishte pa dyshim «kthesa » madhore në rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë shqiptar drejt lirisë, vlerave, demokracisë, perëndimit”, – ka shkruar ndër të tjera Shehu.
Postimi i Tritan Shehut
22 Marsi eshte nje Dite e Madhe ne Historine tone.
Per here te pare ne ecurine e saj, Shqiperia prej asaj date u be pjese reale e aktive e Botes Demokratike e Perendimore.
Fitorja e PD ne ato zgjedhje ishte pa dyshim «kthesa » madhore ne rrugetimin e gjate e te veshtire shqiptar drejt lirise, vlerave, demokracise, perendimit.
Harku kohor i konkretizimit te ketij ndryshimi rrenjesor, per te « shembur » nje diktature gjakatare, privim te te drejtave me thelbesore, aspiratash te mbytura nen dhune, pasojat e nje historie qindra vjecare pushtimesh e largimi nga familja jone europiane, ishte relativisht i shkurter.
Ai « ndricon » me 8 Dhjetor 1990 me Levizjen Studentore, qe u konkretizua ne force reale ndryshuese pak dite me vone me themelimin e PD, shperthen me rrezimin e simboleve te komunizmit me 20 Shkurt duke goditur «forcen » e diktatures e hapur rruge ballafaqimit me krimet e tij, institucionalizon nje pluralizem me 31 Mars, per te triumfuar me tej nje vit me vone me 22 Mars.
Nje « gjerdan » datash e ngjarjesh madhore te pa harrueshme e te shkelqyera per nga vlera e simbolika e seciles keto, per PD si promotore e per te gjithe Shqiperine kjo, qe kulmojne me 22 Marsin e 1992-it.
Ne fakt keto jane shume me teper se kaq, jane themeli e preludi i te gjitha ndryshimeve mahnitese ne terresi te kombit tone ne kete 25 vjecar, ndryshime qe pak dekada me pare as mendjet me optimiste nuk mund t’i enderonin.