AKTUALITET, 22 Mars 2018, 10:58

Ish-ministri thirrje të rinjve: Bojkotoni ambasadën amerikane, ata ju mësojnë "pisllëqe"

Ish-ministri Ylli Manjani, një nga kritikët më të mëdhenj të qeverisë dhe mënyrës së drejtimit të vendit, këtë herë  i ka bërë thirrje të rinjve që të bojkotojnë aktivitetet e Donald Lu-së dhe stafit të tij në Tiranë, pasi sipas Manjanit ata u mësojnë të rinjve “pisllëqe”.

Sipas ish-ministrit që i është rikthyer detyrës së avokatit, të rinjtë bëjnë më mirë të qëndrojnë në kafe se sa të dëgjojnë t’u flitet për çështje si martesat gay.

Postimi i Manjanit

Martesat Gay; Eutanasia; legalizimi i drogave e pisllëqe të tjera si këto, po ju mësohen të rinjve!!!

Ambasada Amerikane dhe Fondacioni Soros janë organizatorët e këtyre debateve tek të rinjtë.

Ky lajm u pëçua dje.

Megjithë respektin që kam për organizatorët, nuk më duket aspak edukuese kjo gjë!

Të rinjtë kanë nevojë të edukohen duke vajtë në shkollë për të mësuar normalen, ose atë që është e rregullta dhe e ligjshmja!

Pra kanë më shumë nevojë të mbushin mendjen me dije e jo b.....!

Po të më dëgjonin mua, ata të rinj që ftohen të marrin pjesë në mesimin e pisllëqeve, duhet të refuzojnë pjesmarrjen!

Ta refuzojnë, duke i falenderuar organizatorët për këtë “kontribut” të pa kërkuar!

Më mirë të rrinë në kafene!