Kjo, pasi dita-ditës, këshilltarët e partisë drejtuar nga Monika Kryemadhi po largohen duke iu bashkuar PS. Ditën e sotme, djali i ish prefektit Paulin Radovani dhe tre këshilltarë të tjerë në Shkodër largohen nga LSI dhe bashkohen Partise Socialiste .
Ata e kanë argumentuar vendimin e tyre te një ‘bashkim’ mes PD e LSI duke e cilësuar këtë një “koalicion antikombëtar” e një politikë antishqiptare. LSI-së i kanë ikur këshilltarë të shumtë në Belsh, Fier, Gjirokastër, Elbasan, Vlorë, Skrapar, Kurbin e së fundmi edhe në Shkodër.
Eksponetë të kësaj partie kanë akuzuar për këto largime zyrtarë të PS që sipas tyre i kanë kërcënuar e shantazhuar këshilltarët e LSI.