AKTUALITET, 22 Mars 2018, 12:40

FOTO/Veriu i vendit pushtohet nga erërat e forta

Erërat e forta kanë pushtuar veriun e vendit gjatë ditës së sotme. Reshjet e dëborës po bien edhe në zonat e banuara, por problemi më i madh është era e fortë në rrugë. Situata paraqitet e ngjashme në Rrugën e Kombit, në aksin nga Kukësi në Dibër dhe nga Kukësi në Tropojë.

Aksi rrugor Bulqizë-Peshkopi kalohet pa zinxhirë, por me vështirësi për shkak të erës së fortë dhe ngricave.

Edhe aksi Qafë e Buallit-Krastë kalohet pa zinxhirë, por ka prani të ngricave. Ndërkohë, aksi Ura e Çerenecit-Steblevë mund të kalohet pa zinxhirë. Trashësia e dëborës ka arritur në orët e para të ditës deri në 20 centimetra.