TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike në Elbasan Endri Hasa ka denoncuar ndotjen e ajrit në këtë qytet gjatë natën nga rafineria e përpunimit të naftës.
Përmes një video të publikuar në Facebook, Hasa thekson se sipas premtimit të qeverisë dhe Ministrit Gjiknuri, licenca koncesionare duhej anuluar nga ndotja e mjedisit. Por se siç shihet në pamjet e publikuara, rafineria vijon normalisht punën dhe dëmin që i shkakton mjedisit dhe qytetarëve.
Demokrati i bën thirrje Prokurorisë të nisë urgjentisht hetimet për këtë shkelje që po bëhet në Elbasan.
“Helmimi vazhdon! Populli i Elbasanit i dënuar të thithë tymin e rafinerisë. Ky është krim, është vrasje. Prokuroria të ndërhyjë urgjentisht!” thotë deputeti demokrat