TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka ndaluar në Shkodër katër persona akuzuar për kontrabandë cigaresh.
Janë sekuestruar koli me cigare, rreth 15 mije euro, 7 telefona celularë dhe 3 automjete
Në datë 21.03.2018, specialistët e Sektorit Kundër Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër, finalizuan me sukses operacionin policor ”Vijimësia”.
Si rezultat i ketij operacioni u bë ndalimi i shtetasve:
- A.K, 54 vjeç, banues në Grilë, Boriç i Vogël, Malësi e Madhe, rezident ne Podgoricë, Mali i Zi.
- E.Gj, 44 vjeç, banues në Bogiq Polvar, Malesi e Madhe.
- A.O, 45 vjeç, banues në Lagjen Skënderbeg, Shkodër.
- A. H, 45 vjeç, banues në Kamicë, Malësi e Madhe.
Ata janë ndaluar pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar kontrabandim të cigareve të markave të ndryshme nga Mali i Zi për në Shqipëri, duke importuar dhe transportuar në rrugë ilegale, jashtë pikave doganore kryesisht në zonën kufitare të Malësisë së Madhe, nga kufiri i gjelbër dhe me mjete lundruese nëpërmjet liqenit të Shkodrës.
Këto shtetas pasi i magazinonin në zonën e Malësisë së Madhe i shpërndanin ato sipas porosive në tregun e brendshëm, duke i tregtuar te persona të tjerë në Shkodër dhe në qytetet e tjera të vendit, si Tiranë, Durrës, Lezhë.
Me cilësinë e provës materiale këtyre shtetasve ju janë sekuestruar:
• 90 koli dhe 29 steka cigare të markave të ndryshme
• 7 telefona celular
• 14.675 euro
• 3 automjete
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të ”Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, ”Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe ”Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”.