TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një i moshuar i larguar prej disa ditësh nga banesa është gjetur pasditen e djeshme i mbytur.
Sipas të dhënave që vijnë nga policia mësohet se për këtë ngjarje është njoftuar nga shtetësia F.S. 64 vjeçe.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi dhe Eksperti mjeko-ligjor, ku gjatë këqyrjes paraprake të trupit të viktimës nuk u konstatuan shenja dhune, apo dëmtime nga ndonjë faktor tjetër. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga mbytja në ujë.
Shtetasi V.S, ishte i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, për “Largim nga Banesa”, pasi, me datë 18.03.2018, është paraqitur pranë Komisariatit të Policisë Bulqizë, shtetasja F.S., ku ka bërë kallëzim se bashkëshorti i saj, shtetasi V.S., është larguar nga banesa me datë 17.03.2018 dhe nga kërkimet e bëra, nuk ishte bërë e mundur gjetja e tij.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër si ngjarje aksidentale.