TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia italiane ka shkatërruar një grup trafikantësh që transportonin drogë nga Shqipëria për ta shitur në Itali dhe Zvicrë.
Grupi zhvillonte aktivitetin në Komo dhe Milano, ku janë arrestuar në flagrancë 16 persona.
Gjithashtu janë konfiskuar 440 kilogramë marijuanë, rreth 10 kilogramë heroinë dhe rreth 200 kilogramë substanca që përmbajnë heroinë.
Gjatë hetimit, të kryer nga skuadra e policisë Ekonomiko-Financiare e Milanos, u konstatua se të dyshuarit, ishin të gjithë shqiptarë dhe se droga importohej nga Shqipëria për tu shitur në Itali dhe Zvicër, duke përdorur mënyrën fshehtë e komunikimit dhe sistemet e artikuluar për të fshehur trafikun.