TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka publikuar një status në facebook, ku i bënte thirrje të rinjve të bojkotojnë aktivitetet e Ambasadës Amerikane dhe Fondacionit Soros, sepse sipas tij, aty u mësohen të rinjve "pisllëqe si martesa gay, eutanasia apo legalizimi i drogës".
Ndaj kësaj deklarate, ka reaguar aktivisti i të drejtave të njeriut, Kristi Pinderi, i cili e ka quajtur Manjanin "injorant dhe të paditur".
"Unë mund ta kuptoj bezdinë dhe parehatinë që mund të ketë Ylli ndaj gjërave që nuk i kupton si martesat gej. Por nuk kuptoj si vazhdon të jetë rehat me paditurinë e vet e ta shpallë atë botërisht? Cfarë fiton kur i thua botës sa shumë i paditur dhe injorant je?", shkruan Pinderi.
/TPZ.AL/