AKTUALITET, 23 Nëntor 2018, 11:52

Rama tërhiqet nga deklaratat: Nuk kam thënë që s’do prishen shtëpitë

Rama tërhiqet nga deklaratat: Nuk kam thënë që s’do

Ballafaqimin me premtimin e bërë gjatë fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama e cilëson si sajesë. Nga Libofsha e Fierit ku shpërndau disa certifikata pronësie për banorët, Rama tha se nuk është e vërtetë që ai ka deklaruar se nuk do shemben banesa.

Rama tha se në katër vite janë legalizuar 150 mijë objekte ku shumica janë banesa.

“Gënjeshtra e shpifje, e sajesa me lloj mjetesh dizinformuese për të çoroditur miletin dhe sajesë që me demek paskam thënë se shtëpitë nuk prishen dhe tani po i prish. Kjo s’është e vërtetë se në 8 vjet të qeverisjes mëparshme u legalizuan 21 mijë banesa, nga të cilat shumica ishin biznese, ne kemi legalizuar 150 mijë në 4 vjet dhe shumica janë shtëpi”, u shpreh Rama.

Video e mëposhtme, tregon një tjetër qëndrim të Edi Ramës, premtimin e bërë banorëve të Unazës së Re, ku shprehej se banesat nuk shemben.

Cili Ramë duhet besuar, ai i Libofshës apo si i Unazës së Re?

https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/209875676574342/