AKTUALITET, 14 Prill 2018, 16:04

FOTOT: 100 raketa drejt Sirisë, ja gjendja pas bombardimeve

Televizioni publik sirian, ka përcjellë gjendjen e krijuar në Damask pas bombardimeve nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca.

Teksa bën të ditur se nga sulmi mbetën të plagosur tre civilë, kjo media ka pasqyruar edhe pamjen që ka marrë zona.

Më herët, ushtria e Bashar al Assad deklaroi se janë hedhur mbi 100 raketa ndaj bazës ushtarake në Homs dhe në Barzeh.

Nga ana tjetër dhjetra sirianë kanë dalë në protestë në mbështetje të qeverisë duke dënuar sulmin.