TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nuk ka vonuar reagimi i Presidentit të Rusisë Vladimir Putin, pas sulmit ushtarak të SHBA dhe aleatëve të saj në orët e para të mëngjesit mbi Sirinë.
Sipas Putin, sulmi i SHBA dhe aleatëve kundër Sirisë, është bërë pa miratimin e OKB-së, duke shkelur kështu konventën ndërkombëtare.
“SHBA dhe aleatët e saj goditën objektet civile dhe ushtarake në Siri, duke shkelur Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare, tha Presidenti rus Vladimir Putin.
Kujtojmë se avionët luftarakë dhe anijet e SHBA, Francës dhe Britanisë nisën mbi 120 raketa të lundrimit dhe raketa ajrore në objektet civile dhe ushtarake siriane.
Reagimi vjen pas përdorimit të armëve kimike ndaj popullsisë siriane nga Assad.