TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e Bashkisë se Shkodrës ka reaguar pas protestes se biznesit dhe PD-së në këtë qytet, i cili deklaroi se e shpalli kryeministrin Rama ‘non grata’.
Reagimi i Voltana Ademit:
Qytetarët shkodranë si gjithmonë në krye të çdo ndryshimi në Shqipëri! Edhe sot qindra qytetarë protestuan kundër qeverisë dhe kryeministrit që po rrënon familjet shqiptare, po shkatërron biznesin, po detyron të rinjtë të braktisin vendin, që po burgos të pafajshëm dhe mbron kriminelë të veshur me imunitet.
Nga Shkodra ka nisur lëvizja që do të shënojë rënien e një qeverie që do të mbahet mend gjatë si armike e shkodranëve e Veriut. Sot Shkodra e shpalli “non grata” Edi Ramën! Dhe është vetëm fillimi…
