TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Sirisë Basha Al Assad nuk ka ndërmend të tërhiqet, edhe pas sulmeve ushtarake që nisën këtë mëngjes SHBA dhe aleatët.
Në reagimin e tij të parë pas sulmit, Assad thotë se një veprim i tillë i amerikanëve, nuk bën gjë tjetër veçse shton vendosmërinë e popullit të tij për të shtypur terrorizmin në vend.
Sipas Assad, Britania, Franca dhe SHBA po mbrojnë terroristët me këtë sulm ndaj Sirisë.
“Ky agresion do të rrisë Sirinë dhe vendosmërinë e popullit sirian që të vazhdojë të luftojë dhe të shtypë terrorin në çdo pëllëmbë të vendit” thuhet në mesazhin që Presidenca siriane ka postuar në Tëitter.
Kujtojmë se sulmi i SHBA me aleatët këtë mëngjes, erdhi pas përdorimit për të disatën herë të armëve kimike nga Assad ndaj popullit sirian.