AKTUALITET, 14 Prill 2018, 13:45

Shtohen tensionet, Kina kundër SHBA-së për sulmin ndaj Asadit

Kina deklarohet kunder sulmit ne Siri te nisur sot nga SHBA-ja dhe aleatet e saj ndaj Asadit.

Zedhenesja e ministrise se Jashtme ka deklaruar sot se “Kina eshte kundër përdorimit të forcës” pas sulmeve ajrore të udhëhequra nga SHBA kundër Sirisë dhe bëri thirrje për një “kthim në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare”.

“Ne kundërshtojmë vazhdimisht përdorimin e forcës në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mbrojmë respektin për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të të gjitha vendeve”, tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme Hua Chunying në një deklaratë në faqen e saj të internetit.

Hua tha se veprimi i njëanshëm ushtarak duke anashkaluar Këshillin e Sigurimit të OKB-së do të “shtonte faktorë të tjerë të ndërlikuar për zgjidhjen e çështjes siriane”.

“Kina beson se një zgjidhje politike është rruga e vetme reale për çështjen siriane,” shtoi ajo.

“Kina u kërkon të gjitha palëve përkatëse të kthehen në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare dhe të zgjidhin çështjen përmes dialogut dhe konsultimit”.

Kina është një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.