AKTUALITET, 14 Prill 2018, 15:46

Pasojat e bombardimeve në Siri, dalin pamjet (VIDEO)

Pasojat e bombardimeve në Siri, dalin pamjet (VIDEO)

Zyrtarët e Pentagonit thonë se sulmet kishin në shënjestër ‘zemrën’ e programeve qeveritare për prodhimin e armëve kimike. Qeveria siriane pretendon se janë qëlluar më shumë se 100 raketa. Deri më tani flitet për 3 civilë të plagosur. Ky sulm i perëndimit vjen pak ditë pasi regjimi i Assad përdori armë kimike kundër popullatës. Rusia dhe Kina e kanë dënuar sulmin e Perëndimit, ndërsa është mbështetur nga Turqia dhe BE. Vetë Assad ka reaguar duke thënë se këto sulme po e bëjnë më të fortë qeverinë e tij për të përballuar luftën kundër terroristëve.

https://www.youtube.com/watch?v=pIH8RqQOUwU