AKTUALITET, 14 September 2026, 15:33

Vendimi i Apelit për Ilir Metën, ish-presidenti nuk do të qëndrojë më në “kafazin e qelqtë”

Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për të mos qëndruar më në kafazin e qelqtë gjatë seancave gjyqësore.

Pas marrjes së masave të nevojshme për garantimin e sigurisë në sallën e gjyqit, gjykata ka vendosur që Meta të qëndrojë përkrah avokatit të tij gjatë zhvillimit të seancave.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Saida Dollani, ndërsa seanca e radhës është shtyrë për një datë tjetër.

Me këtë vendim, Meta nuk do të qëndrojë më pas barrierës së xhamit, por do të jetë pranë mbrojtësit të tij gjatë procesit gjyqësor.