TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministria e Arsimit përmes një raporti konfirmon për shkelje ligji dhe dëme financiare për Universitetin e Tiranës.
Grupi i punës i përbërë nga Alqi Kushi, Mirela Bimo, Jeton Shehu, Iva Beliu dhe Bledar Biçoku, kanë arritur në këtë rezultat, sipas tyre Universitetin e Tiranës ka problematika të administrimit të brendshëm, kryesisht nëpërmjet bllokimit të procedurës së brendshme të protokollimit, delegimit dhe vulosjes se praktikave shkresore, duke sjell konfuzion në ushtrimin e funksioneve nga të gjitha organet dhe autoritetet drejtuese të këtij institucioni.
Gjithashtu në raport konstatohen dhe shkarkimet të stafit të UT-së të kryer në kundërshtim me ligjin. Në raport thuhet se Rektori Mynyr Koni ka mungesë bashkëpunimi dhe mosmarrëveshje me administratën ku përfshihen dhe drejtuesit kryesorë.