AKTUALITET, 14 Prill 2018, 12:43

FOTO/ Pallatet e sekuestruar në Lezhë

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e dy pallateve që janë vënë në sekuetsro preventive sot në Lezhë, pasi ka rezultuar nga hetimet se lejet e tyre të ndërtimit ishin të falsifikuara. Ato i përkasin një shoqërie ndërtimi me adresë në Kune, Shëngjin dhe me administrator A.U.

Po ashtu, Policia ka publikuar edhe një objekt në ndërtim, sekuestruar bashkë me truallin në lagjen Besëlidhja dhe që i përkasin një qytetari me iniciale B.D. Ka rezultuar se leja e ndërtimit ishte në kundërshtim me ligjin.

Dy foto e para: pallatet e sekuestruar dhe e fundit, trualli me objektin në ndërtim:

ImageImage

Image