AKTUALITET, 14 Prill 2018, 13:32

Aneta Rama e sëmurë, kryeministri tërheq titullin që iu akordua së ëmës

Nëna e kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama, nuk ka mundur dot sot të tërheqë titullin që u akordua "Nderi i Stomatologjisë Shqiptare" në Vlorë. Ka qënë i biri, Edi Rama, që e ka marrë në duar këtë titull dhe ka rrëfyer përse e ëma nuk ishte e pranishme. Po ashtu, ai shprehur i emocionuar. Rama shkruan në Fb krahas një fotografie që ka publikuar:

"I nderuar dhe i emocionuar që tërhoqa si mëkëmbës i nënës time, Anetës, e cila e kishte të pamundur të ishte e pranishme për shkak të sëmundjes së vështirë që po kalon, titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare” - akorduar për të nga Urdhëri i Stomatologut të Shqipërisë, në një ceremoni prekëse në vendlindjen e saj, me rastin e 100 vjetorit të Shërbimit Stomatologjik të Vlorës. Love you mom. Krenar për ty," përfundon Rama.

1 / 1