AKTUALITET, 22 Mars 2018, 08:48

Vendi i mbërthyer nga shiu dhe bora, ulen temperaturat

Vendi i mbërthyer nga shiu dhe bora, ulen temperaturat

Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke rrezikuar reshje të izoluara shiu e dëbore.

Ndërsa mesditja, ka një fuqizim të përkohshëm të reshjeve të shiut e dëborës në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen me 3°C në mëngjes, por rënie më të ndjeshme sjell mesdita në orët e mbrëmjes në gjithë vendin.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë, me shpejtësi 70 km/h nga drejtimi Verior ndërsa në det dallgëzimi ngjitet në 6 ballë.