TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fluks i madh pushuesish dhe trafik i rënduar është regjistruar që në orët e para të mëngjesit në qytetin e Vlorës.
Numri i lartë i pushuesve që kanë zgjedhur Vlorën për të kaluar fundjavën ka bërë që rrugët dhe shëtitorja të mbushen që në mëngjes me vizitorë, të cilët nxitojnë të drejtohen drejt plazheve të Karaburunit dhe ishullit të Sazanit.
Ndërkohë, trafik i rënduar është konstatuar në disa prej akseve rrugore të qytetit, si pasojë e fluksit të lartë të automjeteve dhe pushuesve që kanë mbërritur në Vlorë gjatë fundjavës.
Fluksi i lartë i lëvizjeve pritet të vijojë gjatë ditës, në një prej fundjavave me ngarkesën më të madhe turistike të sezonit veror.