TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor në Papër, pranë kthesës që të çon drejt Cërrikut.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trasenë anësore të rrugës.
Deri në këto momente nuk ka ende informacion zyrtar për gjendjen e drejtuesit të mjetit, apo nëse ka persona të tjerë të përfshirë në aksident.
Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar, ndërsa vijojnë verifikimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.