AKTUALITET, 8 August 2026, 09:27

Ambasada e SHBA-së reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për një NATO më të fortë

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas konfirmimit të Gjenerallejtënantit në pension Eric Wendt si ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Përmes një postimi, Ambasada e ka uruar Wendt për detyrën e re, duke theksuar se gjatë qëndrimit të tij në Tiranë ai do të punojë në mbështetje të vizionit të Presidentit Donald Trump për sigurinë e përbashkët, forcimin e NATO-s dhe krijimin e marrëveshjeve të drejta për bizneset amerikane.

Reagimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë:

“U konfirmua! Urime Gjenerallejtënantit (në pension) Eric Wendt për rolin e tij të ri si Ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri! Presim me kënaqësi Ambasadorin e emëruar Wendt në Tiranë, nga ku do të mbështesë vizionin e Presidentit Trump për siguri të përbashkët, një NATO më të fortë dhe marrëveshje të drejta për bizneset amerikane.”