AKTUALITET, 22 September 2026, 15:20

Aksident i rëndë në Don Bosko, makina përplas motorin, drejtuesi rëndë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku një automjet është përplasur me një motor.

Nga përplasja ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, ndërsa kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.