TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas fjalimeve të mbajtura para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin, duke vijuar aksionin e tyre qytetar që tashmë zgjat prej 69 ditësh kundër kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit kanë deklaruar se kërkesa për dorëheqjen e Ramës mbetet e panegociueshme dhe se nuk do të tërhiqen pa u përmbushur kërkesat e tyre.
Gjatë tubimit para Kryeministrisë janë dëgjuar thirrje të ndryshme, mes tyre: “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Atdheu nuk shitet” dhe “Bashkimi bën fuqinë”.
Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim, ndërsa kanë paralajmëruar përshkallëzim të aksionit qytetar, përfshirë edhe bllokime rrugësh, nëse kërkesat e tyre nuk merren në konsideratë.
Protestuesit shprehen se do të vazhdojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit dhe ndryshime politike, duke e konsideruar qëndrimin e tyre si një kauzë të pandryshueshme.