AKTUALITET, 7 August 2026, 22:55

Ngjarje e pazakontë në Devoll/ Ariu hyn në vendin e shenjtë në Dobërgorë, përmbys orenditë brenda objektit (Video)

Një ari ka hyrë në një objekt të shenjtë në fshatin Dobërgorë të Devollit, një vend i njohur si simbol i bashkëjetesës fetare mes komuniteteve të krishtera dhe myslimane.

Kafsha e egër ka shkaktuar dëme të konsiderueshme brenda ndërtesës, duke shkatërruar gjithçka që i ka dalë përpara dhe duke dëmtuar ambientet dhe objektet që ndodheshin aty.

Sipas banorëve të zonës, ndërhyrja e kafshës ka lënë pas dëme materiale në objektin e shenjtë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat se si ariu ka arritur të hyjë në brendësi të tij.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te banorët, të cilët kërkojnë marrjen e masave për të shmangur raste të ngjashme në të ardhmen.