TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar një hotel 5-katësh në Ksamil, i cili rezulton i gjithi i ndërtuar pa leje. Kontrollet e kryera kanë zbuluar gjithashtu një kat pa leje në një objekt pranë tij me sipërfaqe 52.5 m2. Bëhet fjalë për “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një hotel nga më të rinjtë në qytezën bregdetare.
Prokuroria e Sarandës ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për pronarin e hotelit, shtetasi K. P, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a-4 i Kodit Penal, masë e cila është dhënë edhe nga Gjykata dhe është ekzekutuar nga Policia e Shtetit.
Paralelisht po vijojnë hetimet për “shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal për zyrtarë shtetërorë që kanë lejuar këtë ndërtim. Hetimet për këtë ngjarje kanë nisur në vitin 2025, në kuadër të procedimit penal nr.522/2025. Sipas Prokurorisë së Sarandës, po vijojnë me kryerjen e veprimeve hetimore për identifikimin dhe individualizimin e përgjegjësisë për të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje.
Njoftimi:
Prokuroria Sarandë sekuestron ‘Central Park Premium Hotel’ dhe një ndërtim tjetër pa leje në Ksamil, hetime për ‘ndërtim të paligjshëm’ e ‘shpërdorim detyre’. Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë, u sekuestrua hoteli ‘Central Park Premium Hotel’ me pesë kate pa leje në Ksamil si dhe një objekt pranë tij, me një kat pa leje me 52.2 m2 po në Ksamil.
Ndërkohë u caktua masa e sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasin K.P.
Këto masa u kërkuan nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.522/2025 për veprën penale të “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a-4 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë po vijon me kryerjen e veprimeve hetimore për identifikimin dhe individualizimin e përgjegjësisë për të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje.