TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 54-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka përplasur me automjetin që drejtonte murin rrethues të një banese.
Sipas policisë, pas përplasjes, 54-vjeçari dyshohet se ka dhunuar edhe pronaren e banesës.
Ndërkohë, gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë Rrugore, shtetasi dyshohet se nuk i është bindur urdhrit për t’iu nënshtruar testit të alkoolit. Për këtë rast, 54-vjeçari është arrestuar dhe materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.