TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes në bulevardin “Bujar Bishanaku” në qytetin e Shkodrës.
Menjëherë pas njoftimit për ngjarjen, në vendngjarje mbërritën forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat ndërhynë për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve në objektet përreth.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në banesë, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.