AKTUALITET, 22 September 2026, 16:32

Makina përplasi motorin në zonën e Don Boskos, ndërron jetë 64-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Don Boskos në Tiranë. Makina ka përplasur një motor dhe drejtuesi i këtij të fundit ka humbur jetën për shkak të plagëve.

Ndërkohë pritet informacion i mëtejshëm nga policia.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.09.2026, rreth orës 14:50, në Don Bosko, automjeti me drejtues shtetasin F. F., rreth 42 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. N., rreth 64 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.